Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se gjendja me pandeminë në Kosovë është alarmante dhe se me ritmin aktual spitalet pritet brenda disa ditëve të mbushen.
Hoti ka bërë thirrje të respektohen masat, ndërsa Qeverisë Kurti i ka thënë se nuk bëhet politikë me pandemi.
“Shifra prej 1,765 rasteve të reja me covid-19 ka thyer çdo rekord që nga fillimi i pandemisë. Sipas praktikës, me këtë shifër ditore të rasteve të reja, pas disa dite spitalet tona do të jenë të mbushur me pacientë. Është në dorën tonë ta parandalojmë përkeqësimin e situatës. Jeta është mbi të gjitha, para çdo ahengu apo ceremonie tjetër. Jeta jonë dhe e familjarëve e miqve tanë varet nga veprimet tona. Është e qartë se jemi larg përfundimit të pandemisë. Është e qartë se pandemia nuk është nën kontroll, siç deklaronin përgjegjësit për menaxhimin e pandemisë që, në kundërshtim me çdo normë morale, citonin shifrat e të infektuarve dhe vdekjeve kur e morën mandatin me shifrat pas 100 dite të qeverisjes. Ju patëm thënë atëherë se nuk bëhet politikë me pandemi. Ju themi edhe sot”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Deputeti i LDK-së ka bërë thirrje që klinikat të përgatiten si në kohën kur ishte Armend Zemaj ministër i Shëndetësisë.
“Masat duhet respektuar. Udhëzimet e IKSHP-së duhet të merren seriozisht. Me sjellje të kujdesshme, ne e mbrojmë familjen dhe miqtë nga infektimi. Nuk na mbrojnë masat e qeverisë si të tilla, sado strikte që të jenë ato, edhe nëse mbushet rruga me inspektorë e policë në mbikëqyrje të masave. Na mbron sjellja jonë në respektim të atyre masave në ambientet ku jetojmë, punojmë e lëvizim çdo ditë. Klinikat duhet të përgatiten për pacientët e mundshëm, siç kanë qenë në kohën e Ministrin Zemaj. Furnizimi me oksigjen dhe barna për trajtim të rasteve me covid-19 duhet të jetë i plotë për pacientët spitalorë dhe ata në shtëpi. Ekipet mjekësore dhe infermierët e angazhuar nga Ministri Zemaj duhet të kthehen në punë dhe të jenë në gjendje gatishmërie. Ekipet inspektuese në terren në bashkëpunim me komuna duhet të jenë plotësisht aktiv në dy ndërrime. VAKSINOHUNI. Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!” – ka shkruar Hoti në Facebook.
-
S’ka masa të reja anti-COVID, Qeveria numëron “sukseset” në ditën me shifra rekorde në vitin 2021
-
Hoti: Situata me COVID-19 është e rëndë, jemi të detyruar t’i mbajmë masat
-
Hoti e quan serioze situatën me koronavirus, paralajmëron testime edhe në dy qendra tjera
-
Hoti paralajmëron mundësinë e mbylljes totale si masë anti-COVID
-
Hoti: Kujdes maksimal që të evitojmë mbylljen totale