Derisa i ka shprehur ngushëllime të gjithë atyre që kanë humbur të afërmit e tyre nga sëmundja COVID-19, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova renditet mirë për menaxhimin e pandemisë në bazë të indikatorëve ndërkombëtarë.
Pavarësisht se Kosova është vendi i vetëm në rajon që nuk ka marrë vaksina, Hoti e ka përmendur si meritë të qeverisë së tij rregullimin e furnizimit me oksigjen dhe mobilizimin e resurseve shtetërore.
Kryeministri në detyrë në takim me Asociacionin e Komunave të Kosovës, u ka kërkuar komunave mbikëqyrje më të fortë të personave të infektuar me koronavirus.
“Sot ishte dita e 366 prej se kemi filluar në baza ditore të merremi me këtë situatë. Pra ta mbajmë sistemin e mobilizuar përmes shtabeve tuaja lokale sepse në bazë të vlerësimeve që po bëjmë po duket se kemi pak një lëshim tek shtabet lokale në kuptimin e mbikëqyrjes së personave që janë të infektuar: për t’i mbajtur të izoluar dhe për t’u ofruar shërbimet e nevojshme ndoshta në shtëpi. Kjo është ajo që desha t’ju them”, tha Hoti.
-
Hoti: Kosova është në mesin e vendeve që e ka menaxhuar më së miri pandeminë
-
Hoti paralajmëron masa të reja për fundvit
-
Hoti: Situata me COVID-19 është e rëndë, jemi të detyruar t’i mbajmë masat
-
Hoti kërkon mbikëqyrje rigoroze të zbatimit të masave anti-Covid
-
Hoti e quan serioze situatën me koronavirus, paralajmëron testime edhe në dy qendra tjera