Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë Kosova është në mesin e vendeve që më së miri e ka menaxhuar situatën me pandeminë.
Ai në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se informatat nga IKSHPK janë pozitive.
Sipas tij, masat që janë marrë më 11 nëntor kanë dhënë rezultat.
“Numri i të infektuarve ka rënë. Sipas vlerësimeve ndërkombëtare edhe sipas universitetit John Hopkins ne jemi në mesin e tri-katër vendeve që më së miri e kemi menaxhu pandeminë. Ne duhet të angazhohemi që tash me ardhjen e bashkatdhetarëve të sigurohemi për respektimin e masave”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Hoti kërkon mbikëqyrje më të madhe të të infektuarve nëpër komuna
-
Hoti: E kemi menaxhuar me sukses pandeminë
-
Hoti e quan serioze situatën me koronavirus, paralajmëron testime edhe në dy qendra tjera
-
Hoti: E kemi nën kontroll situatën me pandeminë
-
Hoti: Morëm qeverisjen në situatën më të vështirë në 20 vitet e fundit