Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se institucionet e kanë nën kontroll situatën me COVID-19.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se numri i testimeve po rritet, sikurse po rritet edhe numri i rasteve të të infektuarve.
Sipas Hotit, etëm duke mbajtur maskën dhe duke ruajtur distancën, mund të futet nën kontroll kjo valë e dytë e COVID-19 dhe të mundet virusi.
“Ne vazhdojmë ta kemi situatën nën kontroll dhe kemi shumë më pak të infektuar në krahasim me rajonin dhe Evropën. Institucionet tona po e bëjnë të pamundurën që ta mbajnë nën kontrollë këtë situatë, sidomos stafi shëndetësor, prandaj t'i ndihmojmë ata”, ka thënë ai.
Ai tutje ka shtuar se “trajektores së kuqe që ka filluar të ngrihet, mund t'ia ndalim hovin vetëm duke i rrespektuar masat për parandalim të përhapjes së virusit”.
-
Hoti: Kosova është në mesin e vendeve që e ka menaxhuar më së miri pandeminë
-
Hoti e quan serioze situatën me koronavirus, paralajmëron testime edhe në dy qendra tjera
-
Hoti: Morëm qeverisjen në situatën më të vështirë në 20 vitet e fundit
-
Hoti pret përgjysmimin e rasteve me COVID-19 brenda 2 javësh
-
Hoti: Rreziku për valën e dytë të infektimeve është shumë real