Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që rasti i Suzana Zogiani-Sekiraqa të kthehet në rigjykim.
Tinka Kurti nga kjo parti, ka thënë se në Kosovë, gjykatat dënojnë më shumë vetëm gratë.
“Më 6 nëntor e kemi dëgjuar rrëfimin e Suzanës në Cosmo. Rrëfimi i saj të shton bindjen se jeta e grave vlen më pak se e burrave. Suzana është dënuar me 25 vjet burgim ndërsa nuk është konsideruar asnjë rrethanë lehtësuese për të”, tha ajo.
Sipas Kurtit, mbi 8 mijë persona e kanë nënshkruar peticionin që nisi në rrjete sociale.
“Gjykatat japin më shumë dënime për gratë se për burrat. Psh rasti i Suharekës, burri i Zejnepe Bytyqit është dënuar me 12 vite ndërsa kur një grua sistematikisht dhunohet nga burri dënohet me 25 vite burgim. Edhe Pjetër Ndrecaj është dënuar me 24 vite e 6muaj në rastin e vrasjes së Valbonës dhe Vajzës së saj”, tha ajo,
Sipas saj, rasti i Suzanës është i qartë që gjyqtarët nuk po e shohin të vërtetën.
“Burgjet e grave janë të mbushura e të cilat kanë qenë të dhunuara nga burrat. Vendimet e gjykatave duhet t’i frikësojnë e jo t’i motivojnë ata që ushtrojnë dhunë. Ky rast duhet të kthehet në rigjykim. Është më e pakta që mund të bëhet”, shtoi ajo.
Ndërkaq, Hajrulla Çeku tha se në Kosovë, mendësia patriarkale është mënyra e të gjykuarit.
“Gjykatësisht gjykojnë si burra e jo si gjykatës. Si LVV do të ndërmarrim të gjitha veprimet e duhura atë të ventingut, diçka që e kemi nisur më herët. Konventa e Stambollit është obligim për shtetin e Kosovës dhe obligim për gjykatësit e tjerë dhe gjithë sistemin që veprojnë me padrejtësi ndaj qytetarëve.Një grup i shoqërisë nuk po e pranon mendësinë patriarkale dhe me rastin konkret të Suzanës ne besojmë që të kthehet në rigjykim dhe përfundimisht të ketë drejtësi me dëshirën që mos të prodhohen më raste të tjera”, tha ai.
Cosmo në KTV, ditë më parë raportoi për rastin e Suzana Zogiani-Sekiraqa, e cila më 21 shtator 2018, në qytetin Dole të Francës, u ka dhënë fund dhunës dhe keqtrajtimit nga bashkëshorti Artan Sekiraqa, duke e goditur atë 11 herë me sëpatë në qafë.
Ajo thotë se vrasjen e ka kryer në gjendje të tronditjes së thellë, pasi që e kishte parë të ndjerin teksa abuzonte me djalin e tyre. Zogiani-Sekiraqa e konsideron të padrejtë dënimin prej 25 vjetësh burgim. Thotë se trupi gjykues nuk i ka marrë parasysh fare dëshminë e saj dhe të djalit për abuzimin
