Arbëri

Krimi mbi krimin

“Nuk e kam imagjinuar kurrë se do të përjetoja diçka të tillë...Sikur ta kishte bërë ndonjë njeri i huaj ndoshta do të mund ta pranoja disi. Por ta bëjë njeriu me të cilin unë lidha jetën, i bëra dy fëmijë, sakrifikova aq shumë që t’i ndihmoja edhe kur familja e tij hoqën dorë prej tij...Krejt çka ndieja ishte urrejtja”, thotë Suzana Zogiani Sekiraqa

Një zë i përvajshëm ia prishi gjumin Suzanës. Banesa ishte e vogël dhe dy fëmijët flinin në dhomën e ndejës. Hapi ngadalë derën të shihte në mos ëndrrat e tyre po ua trazonte ndonjë “përbindësh”. Pa se djali nuk ishte në shtrat, kurse vajza po flinte gjumë.

 

Suzana Zogiani-Sekiraqa, më 21 shtator 2018, në qytetin Dole të Francës, u ka dhënë fund dhunës dhe keqtrajtimit nga bashkëshorti Artan Sekiraqa, duke e goditur atë 11 herë me sëpatë në qafë. Ajo thotë se vrasjen e ka kryer në gjendje të tronditjes së thellë, pasi që e kishte parë të ndjerin teksa abuzonte me djalin e tyre. Zogiani-Sekiraqa e konsideron të padrejtë dënimin prej 25 vjetësh burgim. Thotë se trupi gjykues nuk i ka marrë parasysh fare dëshminë e saj dhe të djalit për abuzimin

Një zë i përvajshëm ia prishi gjumin Suzanës. Banesa ishte e vogël dhe dy fëmijët flinin në dhomën e ndejës. Hapi ngadalë derën të shihte në mos ëndrrat e tyre po ua trazonte ndonjë “përbindësh”. Pa se djali nuk ishte në shtrat, kurse vajza po flinte gjumë.

Zërat që dëgjonte e ndillnin të ecte drejt banjës, ku nga pragu i derës vërehej dritë. E hapi derën ngadalë. Skena që pa e shtangu. Këmbët iu këputën dhe nuk mund të ngopej ajër. Krejt çka donte ishte të ikte, të zhdukej diku, kudo.