Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Gjykata në Prishtinë dënon me 25 vjet burgim gruan që vrau me sëpatë burrin e saj në Francë

Foto: Alban Bujari / Koha / ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 25 vjet burgim S.Z.-S. për shkak të vrasjes së bashkëshortit të saj në shtator të vitit 2018 në banesën e saj në Dole të Francës.

Sipas njoftimit nga Themelorja, më 21 shtator 2018, S.Z.-S. kishte vrarë bashkëshortin A.S. (33-vjeçar) duke e qëlluar me sëpatë të paktën 11 herë në pjesën e qafës, duke ia prerë kokën, ku kishte mbetur e ngjitur me trungun vetëm me një pjesë të hollë të lëkurës.

Në Francë gjendet i vrarë Artan Sekiraqa, gruaja e tij e dyshuara kryesore për vrasje

Në këtë dënim, të akuzuarës i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 5 tetor 2018. Me aktvendim të veçantë të akuzuarës S.Z-S i vazhdohet paraburgimi derisa aktgjykimi të marrë formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar me këtë aktgjykim, thuhet në njoftim.

Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.