Tinka Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se edhe në Kuvend të enjten është folur për çështjen e Suzana Zogiani-Sekiraqës.
“Kjo çështje është përmendur sot në Kuvend. Fatmire Kollçaku ka folur për këtë punë, ka arritur veçse në Kuvend por mund të bëhet edhe forma të tjera. Mundemi ta parashtrojmë në Komisionin për Barazi Gjinore”, ka thënë ajo.
Kurti në Express Intervistë ka thënë se të gjitha institucionet e drejtësisë në Kosovë e trajtojnë një rast ndryshe kur është fjala për jetën e gruas.
“Duhet ditur se shumica e grave që dënohen fillimisht kanë qenë viktimë e dhunës. Shumica e dhunës nuk raportohet, ka raporte që mbi 90 për qind e dhunës nuk raportohet fare. Disa marrin jehonë, disa kalojnë komplet në heshtje. Ato jehona do duhej ta marrin seriozitetin më të madh brenda institucionit të drejtësisë”, thotë Kurti.
Ajo shpreh shqetësim për gjykatat në vend, pasi thotë se ato udhëhiqen nga mendësi patriarkale dhe me atë mendësi marrin vendime.
Edhe
VV-ja kërkon që rasti i Suzanës të kthehet në rigjykim
“Shqetësimi ynë është që gjykatat në Kosovë nuk janë të imunizuara nga mendësia patriarkale dhe mbi këtë mendësi janë duke i marrë vendime. Prej kësaj duhet të lirohen dhe t’i marrin parasysh të gjitha elementet e rastit mbi secilin rast që marrin vendim, prej kushteve ekonomike, në cilat pozicione kanë qenë, etj”, tha Kurti, teksa ka përsëritur se si parti edhe gjatë ditës kanë bërë të ditur se kërkojnë rigjykim të këtij rasti.
Paragjykimet e tilla në gjykata, thotë ajo, po u kushtojnë me jetë grave, ndërsa thotë se në vend që “t’i mbrojnë viktimat, po i motivojnë dhunuesit”.
Sipas saj, gruaja edhe kur është viktimë, kur raporton apo ankohet, konsiderohet fajtore.
Kurti ka thënë se ka pasur mjaft elemente që gjykata nuk i ka marrë parasysh. Të tillë e ka cilësuar ekzaminimin e fëmijëve, kërkesë e vetë Suzana Zogianit.
“Ka mjaftueshëm elemente që nuk janë marrë parasysh të gjitha rrethanat. Ekzaminimi i fëmijëve, që duke kërkesë minimale e vetë Suzana Zogajt, që nuk është bërë. Gjykatësit do duhej të ishte të paktën një femër”, tha Kurti.
Edhe
Rezniqi: Politika ndëshkimore në rastet e dhunës ndaj grave është problematike
Cosmo në KTV, ditë më parë raportoi për rastin e Suzana Zogiani-Sekiraqa, e cila më 21 shtator 2018, në qytetin Dole të Francës, u ka dhënë fund dhunës dhe keqtrajtimit nga bashkëshorti Artan Sekiraqa, duke e goditur atë 11 herë me sëpatë në qafë.
Ajo thotë se vrasjen e ka kryer në gjendje të tronditjes së thellë, pasi që e kishte parë të ndjerin teksa abuzonte me djalin e tyre. Zogiani-Sekiraqa e konsideron të padrejtë dënimin prej 25 vjetësh burgim. Thotë se trupi gjykues nuk i ka marrë parasysh fare dëshminë e saj dhe të djalit për abuzimin