Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV e PSD vështirë të bëhen bashkë në Prishtinë

21:45 - Vetëvendosje dhe Partia Socialdemokrate nuk po mund të gjejnë frymë bashkëpunimi në Prishtinë.

Vetëvendosje, ndonëse udhëheq me tri drejtori, ajo po e luan rolin e opozitës brenda Kuvendit Komunal prej kohës kur Shpend Ahmeti u nda nga kjo parti për t’iu bashkuar grupit të të larguarve e që më pas kaluan në PSD.

Egzon Azemi, asamblist i LVV-së, në Rubikon të KTV-së ka thënë se nuk sheh ndonjë mundësi të madhe për një koalicion të mundshëm.

“Edhe nëse bëjmë koalicion, temat për të cilat nuk do të pajtohemi, do t’i kundërshtojmë. Fjala e vetme të cilën po e mban Shpend Ahmetin, ka thënë se, opozitë do t’i kemi vetë asamblistët e Vetëvendosjes. Tash a po do ai me hesht vetëm që t’i marrim disa drejtori a? Nëse plotësohen kushtet e VV-së dhe nëse reflekton Shpend Ahmeti, atëherë do të bashkëpunojmë. Do të qeverisim me ato drejtori të cilat i kemi”, ka thënë ai. “Vendimin final e merr këshilli i VV-së dhe vendosim për rrugëtimin tonë. Me këtë qasje të Shpend Ahmetin dhe mospunën e Shpend Ahmetit atëherë koalicioni duket i pamundshëm. Nëse të dhënat e hyrjeve dallojnë prej që del ti prej Lëvizjes Vetëvendosje”.

Nol Nushi, asamblist i PSD-së, e kundërshtoi Azemin, duke ia përmendur disa projekte përtë cilat tha se do të kryhen së shpejti.

Edhe Zbehen gjasat për koalicionin LVV-PSD në Prishtinë Arbëri Zbehen gjasat për koalicionin LVV-PSD në Prishtinë

“Katër shkolla të reja do kryhen sivjet. Në parkingun nëntokësor është duke përfunduar tenderimi. Po flasim për projekte katër vjeçare. Sheshi ‘Adem Jashari’ besoj javën e ardhshme kryhet. Rruga ‘Agim Ramadani’ bëhet si shëtitorja të Garibaldi”, ka thënë ai. “Këto janë disa projekte të cilat do të kryhen sivjet”.


VV akuzon Ahmetin se u ka premtuar ndërmarrjet publike AAK-së dhe AKR-së

20:59 - Egzon Azemi, asamblist i LVV-së, në përballjen me Nol Nushin e PSD-së, në Rubikon të KTV-së, ka akuzuar këtë parti se shumë prej ndërmarrjeve tashmë i kanë ndarë për partitë e tjera.

“Hortikulturën ia kanë nda AAK-së, këtë e di, normal që ky s’mund të thotë po. Ia keni premtuar sport-marketingun AKR-së”, ka thënë Azemi duke e përmendur edhe emrin e Dren Kukajt, drejtor i Drejtorisë së Pronës.

Ai përmendi edhe Hajdar Hoxhën, i cili është caktuar si ushtrues detyre, e që sipas Azemit, është anëtar i PSD-së, por nuk ka guxim të pranojë një gjë të tillë.

Edhe VV-ja, LDK-ja dhe PDK-ja, bashkë, shkarkojnë aksionarin e PSD-së Arbëri VV-ja, LDK-ja dhe PDK-ja, bashkë, shkarkojnë aksionarin e PSD-së

PSD thotë se VV po sillet si qeverisja e Mustafës, Azemi e quan Nushin “Adem Grabovc të vogël”

Lufta për Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë mes VV-së dhe PSD-së po vazhdon.

Sonte në Rubikon, asamblisti i PSD-së, Nol Nushi, tha se kjo praktikë po i ngjan qeverisjes së kaluar, duke ju referuar asaj të LDK-së, në krye me Isa Mustafën.

“Vetë kryeshefi ia zgjat kontratën vetes, ky është absurd i llojit të vetë dhe këtë e kemi parë veç në qeverisjen e kaluar”, ka thënë Nushi. Ai përmendi edhe incizimet e Vetëvendosjes, ish-partisë së tij, duke ju referuar si “Afera Pronto e Vetëvendosjes”, e në të cilët protagonistë janë Nexhat Kryeziu dhe Liridon Latifi,.

Edhe Asamblisti i LVV-së: Është moment i mirë që Arben Vitia të jetë kandidat për Prishtinën Arbëri Asamblisti i LVV-së: Është moment i mirë që Arben Vitia të jetë kandidat për Prishtinën

Përballë tij, Egzon Azemi, asamblist i LVV-së, ka përmendur se meqë NPB është shpallur ndërmarrja më e suksesshme dhe Komuna merr para direkt nga ajo, PSD-së dhe kryetarit, Shpend Ahmeti, iu konvenon të mbajnë këtë drejtori.

“Po tentohet të bëhet një kapje e re në Ndërmarrjen Publike Banesore. Unë përballë e kam një njeri i cili jo shumë në publik por brenda njihet për punësime. Nëse dikë që kisha mundur ta quaj jo Adem Grabvoc se nuk e krahasoj me të, po një Adem Grabovc më të vogël është ky”, ka thënë ai. “Këtë e kanë vetëm për punësime dhe Noli është i njohur për këtë, e përmenda edhe më herët. Noli është shumë me fat që ende nuk i ka dalë ndonjë përgjim”.