Koalicionit qeverisës në Prishtinë pritet së shpejti t`i bashkohet PDK-ja dhe t`i largohet Vetëvendosje.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, njëherësh kryetar i PSD-së ka bërë të ditur se do t`i japë fund bashkëpunimit me ish-partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje, e cila aktualisht udhëheq me tri drejtori në qeverisjen komunale.
Ahmeti ka lënë të hapur mundësinë e shkarkimit të drejtoreshës së Kadastrës-Nora Kelmendi, të Shëndetësisë-Arben Vitia dhe të Kulturës-Yll Rugova, shkruan sot Koha Ditore.
Nga ana tjetër, Migjen Shala, këshilltar i PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës ka thënë se aktualisht nuk kanë marrëveshje me PSD-në, porse kanë pranuar sinjale për një gjë të tillë./Salie Gajtani-Osmankaq.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni nesër në “Koha Ditore”)
-
Ahmeti tregon pse shkarkoi drejtorët e VV-së, mohon koalicionin me PDK-në
-
Ahmeti e pranon: Bashkëqeverisjes me Vetëvendosjen në Prishtinë po i vjen fundi
-
Ahmeti pritet të shkarkojë tre drejtorët e VV-së në Komunën e Prishtinës
-
Vetëvendosje ende pa përgjigje për koalicionin me PSD-në në Prishtinë
-
Ahmeti në pritje të përgjigjes nga VV për bashkëqeverisje në Prishtinë