Zoran Vulletiq nga Forumi Demokratik Qytetar ka thënë se ekstradimi i Milan Radojçiqit në Kosovë ka qenë në interesin më të mirë të Serbisë e të Kosovës.
“Por për një vendim të tillë më së shumti varet nga politika, e cila na ka sjellë në këtë situatë dhe është e vetmja që mund të na nxjerrë nga kjo situatë tragjike”, ka deklaruar Vulletiq në RTK, teksa sqaroi se ky vendim do të ishte më i miri në përmirësimin e gjendjes dhe të raporteve mes Kosovës e Serbisë.
Sipas Vulletiqit, pasi veprimi është kryer në Kosovë, ligjet e Serbisë thonë se përgjegjësia i takon gjykatave të atij vendi ta trajtojnë këtë vepër.
Tutje Vulletiqi sqaroi se në aspektin politik, një veprim i prokurorisë serbe është vendim që do ta çojë Serbinë në rrugë qorre në raport me vendet e BE-së, derisa shtoi se formimi i organizatave paraushtarake nuk është i mundur pa dijeninë e organeve shtetërore.
Më tej, Vulletiqi theksoi se sulmi i 24 shtatorit ishte një skenar i përgatitur në Beograd edhe në bashkëpunim me shërbimin rus. /rtk
-
Musa: Arrestimi i Radoiçiqit, improvizim i Serbisë
-
Sveçla: Arrestimi i Radoiçiqit një veprim simbolik, Vuçiqi i përfshirë në çdo gjë
-
Hill: Tërheqja e trupave e arrestimi i Radoiçiq hap i mirë, duhet zgjidhje politike
-
Rrustemi: Radoiçiqi të ekstradohet në Kosovë për të dhënë përgjegjësi ligjore
-
Zyba: Ekstradimi i Radojiçiqit s’është opsioni i vetëm