Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, javën tjetër do të vizitojë Tiranën.
Mediat në Serbi raportojnë se ai do të qëndrojë në kryeqendrën e Shqipërisë më 20 e 21 dhjetor.
Vizita e tij ka të bëjë me iniciativën rajonale të njohur si “Ballkani i Hapur”. Në takim, sipas B92, pritet të marrë pjesë edhe kryeministri në dorëheqje i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Për shkak të ofrimit të dorëheqjes, Zaev nuk ishte në takimin e fundit të në Beograd në kuadër të Ballkanit të Hapur.
Vuçiqi më herët ka paralajmëruar se në takimin e Tiranës do të firmoset memorandumi mirëkuptimi për lejet e punës. Sipas kësaj, një leje e dhënë nga cilido shtet i Ballkanit të Hapur do të vlente në të tri vendet: Shqipëri, Serbi e Maqedoni e Veriut.
Ballkanin e Hapur deri më tash e kanë refuzuar si iniciativë Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina.
-
Sot në Tiranë mbahet takimi për Ballkanin e Hapur
-
Tirana dekorohet me flamuj të Serbisë
-
Sot takimi i radhës për “Ballkanin e Hapur”, Berisha ka paralajmëruar protestë
-
Vuçiq nesër në Tiranë, Berisha me protestë kundër “Ballkanit të Hapur”
-
Vuçiq pas takimit me Ramën: Mbështetje e fortë për Ballkanin e Hapur