Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vuçiq vlerëson lartë rolin gjerman në Ballkanin Perëndimor

Beograd, 30 mars – Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ambasadori gjerman në Beograd, Axel Dittmann në bisedën e sotshme rreth asaj që ndodhi të hënën në Mitrovicë theksuan rëndësinë e përpjekjeve për uljen e tensioneve dhe për zgjidhjen e situatës aktuale atje me rrugë paqësore, raporton agjencia serbe e lajmeve FoNet, transmeton Koha.net.

Dittmann u angazhua për vazhdimin e dialogut midis Beogradit e Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së, thuhet në njoftimin e Presidencës së Serbisë.

Vuçiq ka theksuar mbështetjen e madhe të Gjermanisë për Serbinë, qoftë në rrugën drejt Europës, ashtu edhe përmes përkushtimit për stabilizimin e rrethanave dhe bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor, veçmas përmes Procesit të Berlinit, iniciatore e të cilit ishte kancelaria Angela Merkel, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.