Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pasur një bisedë telefonike sot me kancelaren gjermane Angela Merkel, ndërsa ka treguar se ka marrë mbështetje dhe mirëkuptim nga Merkeli.
Pas bisedimit me Merkelin, ai ka filluar një takim ndaras me të deleguarin e BE-së, për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
“Kam pasur një bisedë telefonike të shkëlqyer me Angela Merkelin. I jam falënderues kancelares gjermane për mbështetjen e zhvillimit ekonomik e politikë që i ka dhënë Serbisë dhe për mirëkuptimin e saj ndaj pozicionit tonë rajonal të vështirë”, ka thënë Vuçiq raporton Tanjug.
Më 4 shtator në Uashington do të takohen delegacioni i Kosovës dhe Serbisë, ndërsa tri ditë më vonë do të ketë takim në Bruksel.
-
Vuçiqi falënderon Gjermaninë me një foto me Kurtin
-
Vuçiq e pranon, Merkel nuk e mbështet Beogradin për çështjen e Kosovës
-
Merkeli dhe Vuçiqi për rihapje sa më të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi
-
Vuçiqi thotë se Merkeli dëshiron që Kosova e Serbia “të bisedojnë derisa të gjejnë zgjidhje”
-
Scholzi ia thekson Vuçiqit rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi