Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ia ka theksuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, rëndësinë e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, në një bisedë telefonike që kanë pasur të enjten.
Siç ka njoftuar qeveria gjermane, në bisedën telefonike të sotme, Scholzi e Vuçiqi kanë këmbyer pikëpamjet për raportet bilaterale dhe interesat e përbashkët.
Aty bëhet e ditur se Scholzi e Vuçiqi kanë biseduar për çështjen e litiumit dhe materialeve të tjera, për çka u dakorduan javë më parë.
“Kancelari po ashtu ka folur edhe për rëndësinë e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe ritheksoi përkrahjen e Gjermanisë për në këtë çështje”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Scholz: Marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të zbatohet
-
Vuçiqi i ankohet Scholzit që Kosova “s’po i zbaton marrëveshjet”
-
Vuçiqi takon Sorensenin, pohon se është thelbësore zbatimi i marrëveshjeve
-
Macron, Vuçiqit: Franca dënon çdo veprim të njëanshëm që dëmton dialogun Kosovë-Serbi
-
Sorenseni e Vuçiqi diskutojnë për “hapat e nevojshëm” për avancim raportesh Kosovë-Serbi