Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Presidenca e Serbisë ka thënë se temë e takimit ka qenë edhe dialogu Kosovë – Serbi.
“Presidenti theksoi se pret mbështetje konstruktive për dialogun dhe gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi që do të mundësonte stabilitet të qëndrueshëm në rajon, duke u bazuar marrëveshjet ekzistuese dhe mbi të gjitha themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, gjë që nuk është bërë për nëntë vjet”, thuhet nga Presidenca e Serbisë.
E Vuçiq ka folur edhe për bashkëpunimin rajonal, duke përmendur Ballkanin e Hapur.
“Serbia është e angazhuar fuqishëm në të gjitha aktivitetet e organizuara në kuadër të Procesit të Berlinit dhe nisma e Ballkanit të Hapur është një tjetër qasje proaktive e vendit tonë për integrim rajonal”, tha Vuçiq.
Sipas Presidencës së Serbisë, Sarrazin, ka thënë se politika e zgjerimit dhe puna e forcimit të bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë prioritet i Gjermanisë në vitet e ardhshme.
-
Vuçiqi takohet me Sarrazinin: Serbia e përkushtuar ndaj dialogut dhe mbrojtjes së integritetit territorial
-
Sarrazin në Serbi, Vuçiqi i flet për “marrëveshjet e pazbatuara” mes Kosovës e Serbisë
-
Takohen Lajçaku e Sarrazini, flasin për dialogun
-
Vuçiq beson në mundësinë e arritjes së “një zgjidhjeje kompromisi” me Kosovën
-
Lajçak takohet me Vuçiqin