Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka diskutuar sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq mbi procesin e dialogut.
"Jam mirënjohës për mundësinë e diskutimit me presidentin serb Aleksandër Vuçiq për zhvillimet e fundit në lidhje me dialogun dhe marrëdhëniet mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në mes të dy vizitave të tij, në selinë e NATO-s dhe në Republikën Çeke," shkroi Lajçak në Twitter, duke postuar edhe një foto me Vuçiqin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI ngarkuari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak, në vizitën e tij të fundit në Prishtinë në fillim të marsit pati thënë se ai pret që marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet gjatë qeverisjes së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Sipas tij, nuk ka asnjë pengesë që një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi të arrihet edhe brenda muajsh.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti nga ana e tij, disa herë e ka potencuar se ai është i gatshëm për dialog me Serbinë, por nuk e ka mes prioriteteve.
Në prill, komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varhelyi, i shkroi një letër kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, në të cilën i kërkoi vazhdim të shpejtë të dialogut me Serbinë. Sipas Varhelyit, kthimi i perspektivës evropiane në realitet për Kosovën kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut me Serbinë dhe normalizim raportesh mes dy vendeve. \ ksp