Bashkimi Evropian është duke bërë përpjekje për të organizuar një takim urgjent mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas tensionimeve të fundit në veri të Kosovës.
Siç ka mësuar KOHA, përpjekjet po udhëhiqen nga i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Të dy liderët është paraparë të jenë në Bratislavë për të marrë pjesë në forumin “Globsec”. Në këtë lokacion po bëhen përpjekjet për takimin mes palëve.
Në Qeverinë e Kosovës kanë qenë të paqasshëm në thirrjet e KOHËS për të marrë konfirmim për ftesën e Lajçakut.
Artikuj të ngjashëm
-
BE-ja shpreson që Kurti e Vuçiq të hyjnë në takim me guxim politik
-
Lajçaku e Vuçiqi takohen në Beograd
-
BE: Pas takimeve të veçanta, Borrelli e Lajçaku do të mbajnë takim të përbashkët me Kurtin e Vuçiqin
-
Kurti takohet me Lajçakun në Bratislavë, diskutojnë për dialogun
-
Nis takimi mes Vuçiqit e zyrtarëve të BE-së