Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kancelarja gjermane Angela Merkel, gjatë një takimi në Sofje, janë pajtuar për vazhdimin e dialogut në Bruksel, duke thënë se është e domosdoshme që të punohet për përshpejtimin e të gjitha aktiviteteve për përparimin e dialogut me Prishtinën.
Me këtë rast presidenti Vuçiq falënderoi kancelaren gjermane për kontributin e saj dhe mbështetjen për liderët e Ballkanit Perëndimor, si dhe në mbështetjen për projektet e infrastrukturës dhe agjendën digjitale.
Artikuj të ngjashëm
-
Vuçiqi takohet me Sarrazinin, bisedojnë për dialogun Kosovë – Serbi
-
Merkel sot mban videokonferencë me Kurtin, diskutohet edhe për dialogun me Serbinë
-
Vuçiq e pranon, Merkel nuk e mbështet Beogradin për çështjen e Kosovës
-
Vuçiq thotë se ka marrë përkrahje dhe mirëkuptim nga Merkeli
-
Merkeli dhe Vuçiqi për rihapje sa më të shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi