Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se të gjithë në Serbi “janë befasuar nga përmbajtja e propozimit evropian”, ndonëse thotë se ai këtë ua ka prezantuar deputetëve dhe opinionit në seancën e Kuvendit të Serbisë.
“Unë personalisht i kam lexuar të gjitha këto në Kuvendin e Serbisë, veçanërisht pikat e vështira. Tash bëjnë sikur kanë fjetur apo nuk kanë dëgjuar. Sonte do të flas për çdo gjë në detaje, sepse kurrë nuk kam fshehur asgjë nga populli, e me atë që është publikuar mund ta shihni se asnjë shkronjë nuk kam thënë ndryshe në Asamblenë Kombëtare dhe nuk kam fshehur asgjë. Dhe ata në BE e dinë shumë mirë se çfarë i kam thënë Macronit dhe Scholzit dhe çfarë i kam thënë zonjës Meloni dhe çfarë i thash secilit prej miqve tanë evropianë”, tha Vuçiq.
Vuçiq ka thënë se Serbia e sheh ndryshe çështjen e Kosovës nga 22 shtete anëtare të BE-së që e kanë pranuar Kosovën.
-
Vuçiq: Evropa më respekton më shumë mua se çdo lider tjetër të rajonit
-
Vuçiq: Evropa po na kërkon në heshtje ta njohim Kosovën
-
Vuçiqi tregon “të këqijat” e planit evropian dhe rreziqet nëse ai nuk pranohet
-
Vuçiq: Njohja e Kosovës dëshirë e BE-së e jo e Serbisë
-
Vuçiq çuditet pse po i kërkohet direkt njohja e Kosovës