Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se njohja reciproke Kosovë-Serbi është dëshirë e Bashkimit Evropian, por jo edhe e Serbisë.
Deklarata e presidentit serb erdhi si reagim ndaj raportit të Parlamentit Evropian për Serbinë, ku për herë të parë shkruhet shprehimisht pritshmëria e BE-së për “njohje reciproke” mes Serbisë dhe Kosovës.
“Njohja reciproke është dëshira e tyre, është mirë që ata e duan, por ne nuk e duam. Dhe siç thashë - të gjithë kanë punën e tyre, ata kanë të tyren, ne kemi tonën”, ka thënë Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë një eventi të zhvilluar në Beograd, të mërkurën.
Vuciq theksoi se nuk e konteston rëndësinë e dokumentit të miratuar nga Parlamenti Evropian, por shprehu besimin se “përbërja e re e parlamentit dhe qeveria e re në Serbi do të konfirmojnë gjithçka që ai ka deklaruar sot”.
Vuçiq tha gjithashtu se korniza e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të fokusohet mbi “normalizimin e marrëdhënieve” mes dy vendeve, dhe jo njohjes.
Komisioni i Parlamentit Evropian për Politikë të Jashtme (AFET) ka miratuar të martën, më 14 qershor raportet për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën. Parlamenti Evropian për herë të parë ka thënë se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të “bazohet në njohjen reciproke”./REL
-
Vuçiqi paralajmëron “luftë” kundër njohjeve të Kosovës
-
Pas njohjeve të reja për Kosovën, Serbia “mobilizohet” për “çnjohje”
-
Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu jemi në BE
-
Vuçiq: Kosova është pjesë e Serbisë sipas Kushtetutës dhe ‘drejtësisë së Zotit’
-
Vuçiq: Deklarata e Paunoviqit s’e pasqyron vullnetin tim dhe politikën e qeverisë serbe