Presidenti i Serbisë ka përmendur Kosovën gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në narrativën e zakonshme, Aleksandër Vuçiqi ka pretenduar se Kosova është “pjesë e pandashme” e Serbisë.
Ndërkohë ka përmendur “rrethanat dramatike” në të cilat Vuçiq pretendon se jetojnë serbët e Kosovës në Kosovë.
“Për ne, serbët, ajo nuk është thjesht një copë toke, por djep i shpirtit tonë dhe ekzistencës sonë në këtë tokë”, ka thënë ai.
Vuçiq ka thënë tutje se beson në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Ai ka shfajësuar veten nga trazirat që kanë ndodhur prej muajsh nëpër Serbi me protestat e nisura nga studentët, të cilët ai i ka quajtur të dhunshëm.
Artikuj të ngjashëm
- Fjalimi “historik” që nuk pati jehonë të madhe as në vetë Serbinë
- Recetat perfide të Serbisë në Nju-Jork
-
Vuçiqi në Asamblenë e OKB-së falënderon shtetet që s’e kanë njohur Kosovën
-
Kosova pa zë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së
-
Petkoviqi pretendon se Kosova “po e mohon ekzistencën e popullit serb”