Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është takuar në Athinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Von der Leyen ia ka cekur Kurtit “nevojën për shtensionim të situatës në veri të Kosovës, riangazhim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe implementimin e marrëveshjeve për normalizim të marrëdhënieve.
“Kam diskutuar me kryeministrin Albin Kurti për nevojën për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, riangazhim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe implementim të marrëveshjeve për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Është jetike që të ulen barrierat në rajon dhe të sillet Ballkani Perëndimor më afër BE-së”, ka shkruar Von der Leyen në platformën “X” për takimin me Kurtin.
Për takimin ka njoftuar edhe Zyra e Kryeministrit. Në njoftim thuhet se Kurti ia kujtuar Von der Leyenit takimin e Bratisllavës më 10 korrik. Ai ka kërkuar nga BE-ja t'i largojë masat ndaj Kosovës. Po ashtu për dialogun ka kërkuar që të zbatohen plotësisht dhe pa kushte Marrëveshja Bazë dhe Aneksi i zbatimit.
“Ai kujtoi takimin e Bratisllavës me 10 korrik për de-eskalim dhe theksoi se për rreth dy muaj nuk ka asnjë incident e as protesta të dhunshme në katër komunat në veri të Kosovës, ndërkohë që kemi edhe numër të shtuar të punëtorëve në ndërtesat komunale. Kosova ka zbatuar zotimet e saj dhe është e rëndësishme që BE të largojë masat”, është thënë në njoftimin e Kryeministrisë.
Von der Leyen ka pasur takim edhe me Vuçiqin, të cilit i ka kërkuar angazhim konstruktiv për shtensionim të situatës në veri.
Edhe
Kurti: Von der Leyenit i kërkova heqjen e masave ndaj Kosovës e sanksionimin e Serbisë
“Kam folur me presidentin Aleksandar Vuçiq për nevojën për angazhim konstruktiv për ta shtensionuar situatën në veri të Kosovë dhe për progresin e Serbisë në rrugën drejt BE-së. Integrimi më i ngushtë mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është jetik, veçanërisht përballë luftës ruse kundër Ukrainës”, ka shkruar Von der Leyen në platformën “X”.
I discussed with PM @albinkurti the need to de-escalate tensions in the North of Kosovo, re-engage in the EU-facilitated dialogue & implement agreements on the normalisation of relations between Kosovo & Serbia.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) August 21, 2023
It‘s vital to bring down barriers in the region & the Western… pic.twitter.com/BM0Z7fjpT3
I spoke with President @avucic about the need for constructive engagement to de-escalate the situation in the North of Kosovo & Serbia's progress on its EU path.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) August 21, 2023
Closer integration between EU & Western Balkans is vital, particularly in the face of the Russian war against… pic.twitter.com/xkswu4HtC4
