Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Von der Leyen kërkon urgjentisht të shtensionet situata në veri

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se ka folur të martën me kryeministrin Albin Kurti, duke kërkuar që shtensionet situata dhe palët të kthehen në dialog.

Ajo shkroi në Twitter se gjatë ditës do të bisedojë edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Theksova nevojën urgjente për shtensionim dhe kthim në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e raporteve me Serbinë. Do të flas sot më vonë me presidentin Vuçiq”, shkroi ai.

Qeveria njoftoi se kryeministri Kurti e falënderoi Von Der Leyen për mbështetjen në zhvillimin ekonomik, demokraci dhe në drejtësi ligjore.

Në komunikatë u bë e ditur se Kurti e ka informuar zyrtaren e BE-së për konfiskimin e armatimit në Zveçan, dhunën brutale mbi ushtarët e KFOR-it, policët dhe gazetarët.

“Ai shprehu gatishmërinë e tij për zvogëlimin e pranisë së policisë në ndërtesat komunale në veri gradualisht e në proporcion me vendosjen e rendit dhe ligjit, gjë që njëkohësisht do të mundësonte fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të parakohshme demokratike në këto komuna. Kryeministri Kurti e falënderoi Presidenten von der Leyen për këtë bisedë të përzemërt e të sinqertë”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Serbisë “që menjëherë t'i ndalë nxitjet për dhunë para se të ketë humbje jete”.

Edhe Kurti në takim me Von der Leyenin kërkon që BE-ja t’i heqë masat ndaj Kosovës Arbëri Kurti në takim me Von der Leyenin kërkon që BE-ja t’i heqë masat ndaj Kosovës

Kjo thirrje e Kurtit ka ardhur pasi të hënën është sulmuar me granta dore objekti i Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur të martën në selinë e Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen.

“Duhet kuptuar qartë nga të dyja palët edhe si një detyrim madhor ndaj krejt rajonit, i cili nuk mund të merret peng nga askush”, ka shkruar Rama.