Politikani shumëvjeçar Azem Vllasi ka përmendur përkrahjen e jashtëzakonshme për Kosovën nga Sllovenia, veçanërisht nga Millan Kuçani, udhëheqësi i shtetit në atë kohë, në vitet ’90.
Vllasi ka shpjeguar se, ndërkohë që shumë shtete të ish-Jugosllavisë kanë hezituar të japin mbështetje të drejtpërdrejtë ndaj Kosovës gjatë periudhës së krizës, Sllovenia ka qenë ndër të parat që e ka bërë këtë hap.
“Kur kishte shpërthyer greva e minatorëve në Stantërg, Kuçani mbajti një fjalim të rëndësishëm në Cankarjev Dom të Lubjanës, ku tha se minatorët e Kosovës po mbronin Jugosllavinë e AVNOJ-it, që për ne kishte një domethënie të madhe. Ai e dinte që ne nuk ishim angazhuar për asnjë lloj veprimtarie që mund të na çonte në burg, por ai kishte besim në atë që po bënim”, ka theksuar Vllasi në podcastin “PIKË” me Veton Surroin.
Surroi ka theksuar se kjo mbështetje nga Kuçani dhe Sllovenia ka pasur një rëndësi të veçantë për të gjithë procesin e fundit të ndarjes së Jugosllavisë dhe formimin e shtetësive të reja.
Vllasi ka vazhduar duke theksuar se shumë shtete të tjera, përfshirë Bosnjën dhe Kroacinë, kanë pasur protesta përkrahëse, por kanë qenë më të rezervuar dahe nuk kanë guxuar të japin mbështetje të drejtpërdrejtë. Ai ka përmendur se edhe pse ka pasur shumë lëvizje popullore kundër politikave represive të regjimit serb, shumë liderë të republikave të tjera, për shkak të ndjeshmërive politike, nuk kanë dalë hapur në mbështetje të Kosovës.
Azem Vllasi në PIKË me Veton Surroin
Në episodin e 21-të të podcastit PIKË me publicistin Veton Surroi, i ftuar është politikani shumëvjeçar...-
Prej burgut deri te veterani i UÇK-së: Kur e larguam Serbinë, u ballafaquam me demonët tanë
-
Vllasi rrëfen bisedën e fundit me Millosheviqin
-
Vllasi: Demonstratat e 81-shit, në kohë të papërshtatshme
-
Surroi tregon marrëveshjen mes SHBA-së dhe Kosovës në vitet ‘90
-
Vlahoviq: Pranimi i mbi 100 mijë refugjatëve nga Kosova, kthesa që e distancoi Malin e Zi nga politika e Millosheviqit