Komuna e Vitisë është tronditur nga një tragjedi, ku brenda vetëm tre ditësh kanë humbur jetën tre të rinj nga kjo komunë. Kryetari i Komunës, Sokol Haliti, ka njoftuar se e mërkura, 11 qershor, do të jetë ditë zie në nderim të viktimave.
“Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftoj se këto ditë, komuna jonë është tronditur nga tri humbje të mëdha. Bijë e bija të kësaj toke u ndanë nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe tragjike,” tha Haliti në njoftimin e tij.
Sipas vendimit të komunës, gjatë kësaj dite zie flamujt në të gjitha institucionet komunale do të ulen në gjysmështizë, aktivitetet kulturore, sportive dhe festive do të pezullohen dhe institucionet dhe qytetarët do të nderojnë kujtimin e të rinjve me heshtje dhe respekt.
Kryetari Haliti u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen në këtë ditë zie për të nderuar jetët e humbura dhe për të qëndruar pranë familjeve të prekura, duke ndarë dhembjen me solidaritet dhe dashuri njerëzore.
“Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të prekura. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen dhe i pastë të ndjerët në mëshirën e Tij,” përfundon mesazhi i kryetarit të komunës.
-
Komuna e Vitisë pas reshjeve të shiut: Gjendja nën kontroll
-
Autoritetet nisin hetime për tri vdekje brenda një dite në Kosovë
-
Austria mban një minutë heshtje, ndërsa mbeten të paqarta motivet e sulmit tragjik në shkollë
-
Në mesin e viktimave nga sulmi në Austri një e mitur me prejardhje nga Kosova, MPJ-ja pa konfirmim zyrtar
-
Shkon në 11 numri i të vdekurve nga sulmi në Graz