Zubin-Potoku do të bëhet me stacion të ri të Policisë së Kosovës. Të martën është hedhur gurthemeli për stacionin që ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se do të jetë burim i sigurisë për qytetarët në këtë zonë.
“Sot, hodhëm gurthemelin e stacionit të ri të Policisë së Kosovës në Zubin Potok. Ky stacion modern do të jetë infrastrukturë e nevojshme për pjesëtarët e Policisë sonë dhe burim i sigurisë e adresë e raportimit për të gjithë qytetarët pa dallim. Sigurisë më të lartë po ia shtojmë edhe infrastrukturën më të mirë. Mbetemi të përkushtuar në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve, qetësisë publike e, pa dyshim, edhe sovranitetit e integritetit territorial të vendit tonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Në deklaratën para gazetarëve, Sveçla ka thënë se për këtë objekt janë ndarë 1.1 milionë euro.
Ai ka thënë se puna për këtë objekt është kryer më shpejt se planifikimi.
-
Bastisen gjashtë lokacione në Zubin-Potok, sekuestrohet armatim i llojeve të ndryshme
-
Përurohet objekti i ri i stacionit policor në Zveçan, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
-
Vendoset gur themeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në Izvor të Zveçanit
-
Nis ndërtimi i nënstacionit policor tek “Ura e Bistricës” në Leposaviq
-
Sveçla: Largimi gradual i KFOR-it nga Ura e Ibrit lajm i mirë, Kosova po forcohet