Dëme të mëdha kanë shkaktuar vërshimet me të cilat u përballën shumë rajone në Kosovë ditët e fundit. Një nga qytetet e prekura është Fushë-Kosova.
Madje, në një nga fshatrat e kësaj komune, në Vragoli, niveli i ujit është ngritur dukshëm, duke bllokuar tërësisht nënkalimin tek ura në kuadër të rrugës në drejtim të Pejës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFaqja e këtij fshati në Facebook ka postuar dy fotografi përmes së cilës shihet një veturë tërësisht e mbuluar nga ujërat.
“Bashkëvendas të dashur, një lutje për të gjithë ju që të keni kujdes dhe të mos tentoni të kaloni ndër urën tonë sepse kjo është gjendja momentale”, ka shkruar faqja në mëngjesin e së shtunës.
