Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti dhe Prof.Salih Salihu, u takuan sot në Vjenë me zyrtarët e lartë të socialdemokratëve austriakë, znj.Ilia Dib, sekretare Ndërkombëtare e SPÖ, dhe Dr.Gerhard Marchl, drejtor i Institutit 'Karl Renner'.
Sipas një njoftimi për media nga VV, deputetët Kurti e Salihu paraqitën qëndrimet e Vetëvendosjes mbi situatën në Kosovë dhe rajon si dhe për idetë për daljen nga kriza. Në veçanti u shpalosën elemente të kritikës dhe programit të Vetëvendosjes mbi çështjet socio-ekonomike. U diskutua edhe për rolin dhe sfidat e mërgatës shqiptare si dhe ato të integrimit evropian.
Në fund të këtij takimi, që u vlerësua shumë i përzemërt, të dyja palët u pajtuan për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
Vizita e deputetëve Kurti e Salihu vazhdon me takime të tjera zyrtare dhe me tubime me bashkatdhetarë në Vjenë, Grac dhe Linc.
-
VV në Vjenë prezanton programin politik para deputetëve austriakë
-
Kurti takohet me kancelarin austriak, thekson përkushtimin e Kosovës në rrugën drejt BE-së
-
Kurti kërkon mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE
-
Kurti fton përfaqësuesit evropianë të mbështesin Kosovën për anëtarësim në KiE
-
Takimi në Shkup, socialistët mobilizohen kundër rritjes së ekstremit të djathtë në Evropë