Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar partitë tjera që të diskutojnë për zhvillimet në vend, ndër të tjera edhe për çështjen e presidentit.
Vetëvendosje ka propozuar Vjosa Osmanin për presidente, derisa nga kjo parti të enjten kanë paralajmëruar një takim me subjektet politike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë letrën e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kandidates për presidente, Vjosa Osmani, drejtuar liderëve të partive tjera theksohet se takimet do të mbahen në formatin 1+1, me takimet që planifikohet të nisin në orën 11:00 të 15 marsit, me kreun e PDK-së, Enver Hoxhaj.
Siç thuhet aty, takimi do të mbahet “me qëllim që procesi i konstituimit të institucioneve të bëhet sa më shpejtë dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit dhe legjislacionin në fuqi”.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani, që u largua nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në listën e VV-së mori mbi 300 mijë vota.
VV-ja fitoi 58 ulëse sipas rezultateve përfundimtare.
Për të zgjedhur presidentin, Vetëvendosjes i duhen së paku 80 deputetë në sallë në momentin e zgjedhjes. Deri tash asnjëra nga partitë tjera s’ka thënë se ka vota për Osmanin.
