“Kur ka rezultate atëherë ju njoftojmë”, ka thënë kryeministri dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, për komunikimet me liderët e partive opozitare dhe çështjen e presidentit.
Pas tryezës “Kosova: Nga një destinacion pranë bregut në një kufi inovacioni”, Kurti ka thënë se është në komunikim me kryetarët e partive opozitare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKosova ka hyrë në dy javët e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit. Nëse deri më 28 prill nuk zgjidhet një president, vendi shkon detyrimisht në zgjedhje brenda 45 ditësh.
Kurti ka pasur takime me kryetarët e partive para vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa pas vendimit vetëm me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku. Abdixhiku ka refuzuar opsionin që VV-ja të marrë të tria postet kryesore në shtet.
Ndërkaq Partia Demokratike e Kosovës ka refuzuar takime pa një kërkesë të shkruar nga Kurti.
Më 5 mars, Vetëvendosje pas dështimit të arritjes së koordinimit me opozitarët, në Kuvend propozoi Glauk Konjufcën e Fatmire Mulhaxhën për president. Votimi nuk nisi në mungesë kuorumi.
Një ditë më pas, presidentja e atëkohshme Vjosa Osmani dekretoi shpërndarjen e Kuvendit, por dekreti u shpall i pavlefshëm nga Kushtetuesja, pas ankesës së Vetëvendosjes dhe Kurtit.
Të mërkurën, Konjufca u shpreh i gatshëm ta tërheqë kandidaturën, po që se opozita del me emër.
Mandati i presidentes së shkuar, Vjosa Osmani, përfundoi më 4 prill. Nga ajo ditë, shteti është me ushtruese detyre të presidentes, Albulena Haxhiun.