Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2026

Osmani: Kur e kam informuar Kurtin se i kemi 82 vota, më ka thënë tash s’i ki votat e VV-së

, Vjosa Osmani

Bartësja e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidatja e kësaj partie për presidente, Vjosa Osmani, ka deklaruar se kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kishte mbështetur rikandidimin e saj për presidente, por se më vonë ka ndryshuar qëndrim pasi, sipas saj, i kishte siguruar votat e nevojshme nga partitë opozitare.

Osmani zbuloi se në dhjetor kishte zhvilluar bisedime me Kurtin, gjatë të cilave ai kishte propozuar që ajo të kandidonte edhe për një mandat tjetër presidencial.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kur kemi biseduar në dhjetor, ka qenë vetë ideja e Kurtit që unë të rikandidojë për presidente që të vazhdojmë bashkëpunimin edhe për një dekadë. Madje ka insistuar se çfarëdo dallimi që kemi pasur është operacionalizuar në të mirë të Kosovës”, ka deklaruar Osmani në “Zgjedhjet në KOHË”.

Sipas saj, Kurti kishte vlerësuar edhe rolin e saj në ruajtjen e marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë.

“Ai thoshte se shyqyr ti e ke mbajtur relacionin me SHBA-në e Evropën, kjo na ka ndihmuar shumë, i ka ndihmuar interesit shtetëror. Ka qenë e propozuar nga vetë ai, sikur herën e parë”, ka thënë ajo.

Osmani ka treguar se pas zgjedhjeve ishte arritur një marrëveshje që ajo dhe Kurti të angazhoheshin për sigurimin e votave të nevojshme për zgjedhjen e presidentit.

“Pas zgjedhjeve, ne jemi dakorduar që edhe ai, edhe unë të flasim me opozitën për votat. Vetëm kur e kam informuar se tash i kemi 80, 82 vota përafërsisht, në atë moment ai më ka thënë: ‘E tash nuk i ke votat e VV-së’”, ka deklaruar Osmani.

Lexo përditësimet tjera
Vjosa Osmani

Gara elektorale e Osmanit