Për prishjen e koalicionit qeverisës LDK-VV në Komunën e Vushtrrisë, kjo e fundit ka lënë fajtor kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën.
Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri ka reaguar përmes një komunikate duke thënë se prishja e koalicionit nga ana e kryetarit të komunës, Xhafer Tahiri, nuk është për shkak të mosvotimit të Planit për Rimëkëmbjen Ekonomike.
“Argumentet e prezantuara nga Xhafer Tahiri kinse për mosvotimin e 'Planit për Rimëkëmbje Ekonomike' të Vushtrrisë janë krejtësisht të paqëndrueshme. Ky votim është vetëm shkas i një përcaktimi të mëhershëm, madje jo nga z. Tahiri, por niveli qendror i LDK-së e kryetari Isa Mustafa”, thuhet në njoftim.
VV-ja ka shkruar se me LDK-në në Vushtrri kishin dallime të vazhdueshme, ndërsa për kryetarin Tahiri kishte dyshime për monopolizim të proceseve të prokurimit.
“Kërkesa jonë ishte parimore dhe e drejtë: parat e paguara nga buxheti komunal, të mos paguhen në projekte të cilat nuk përmbushin as minimumin e asaj për çfarë janë kontraktuar”, thuhet në komunikatë.
-
LDK-ja në Vushtrri lidh koalicion me LVV-në, qendra e qorton
-
Prishet koalicioni LDK-VV në Vushtrri, LDK-ja qeveris e vetme
-
A po rrezikohet koalicioni në Vushtrri, Tahiri thotë se vendimi i takon VV-së
-
Xhafer Tahiri jep dorëheqje nga kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri
-
Murati: Koalicioni VV-LDK në Vushtrri e ka mbështetjen e votuesve, tjerët jo