Në vitin 2014, “Trafiku Urban” kishte vendosur që jo të gjithë të jenë të liruar nga pagesa e biletës për qarkullim me autobusët publikë në kryeqytet. Por ky vendin nuk është zbatuar asnjëherë. Megjithatë, tani “Trafiku Urban” ka vendosur ta zbatojë.
Kryeshefi ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Halil Mustafa, tha se këtë vendim e ka mbështetur duke e bazuar në rregulloren e brendshme të “Trafikut Urban”.
Në fillim, me vendimin e “Trafikut Urban” që të gjithë të paguajnë biletë, nuk pajtoheshin veteranët e UÇK-së. Por pas ankesave, është vendosur që ata të ndahen në kategori, duke bërë që disa të lirohen, e disa të paguajnë më pak. Me këtë është pajtuar edhe Organizata e Veteranëve të Luftës, raporton televizioni publik.
Hysni Gucati, nga OVL të UÇK-së, tha se kanë pasur ankesa nga veteranët e luftës.
“Para 3-4 muajve kemi pas numër t’hatashëm të ankesave, por 3 muajt e fundit nuk kemi marrë asnjë ankesë prej veteranëve për ‘Trafikun Urban’. Qe 15 ditë jam i njoftuar që është marrë një vendim që të lirohen veteranët e luftës nga pagesa”, tha ai.
Ndërkohë, sipas vendimit të “Trafikut Urban”, përveç veteranëve, edhe pensionistët duhet të paguajnë gjysmën e biletës, që do të thotë 20 centë.
-
Invalidët e UÇK-së lirohen nga pagesa e Trafikut Urban
-
Mbi 10 mijë pensionistë s’paguajnë për udhëtime me Trafikun Urban
-
“Trafiku Urban” s’liron nga pagesa personat me asistencë sociale, përplasen MPMS e Komuna
-
Pensionistët me transport urban gratis pas reformës në transportin publik
-
Pas shtrenjtimit të biletave të “Trafikut Urban”, qytetarët ankohen e kryetari i Prishtinës justifikohet