Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vetëm 1.110 vaksina anti-COVID janë administruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka administruar vetëm 1.110 vaksina anti-COVID.

Sipas njoftimit, prej kur ka filluar vaksinimi në Kosovë janë dhënë 205.884 doza të vaksinës.

49.207 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë deri tani.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kishte paralajmëruar më herët se nga 15 qershori do të niste vaksinimi masiv. Ai në ''DESKU'' të KTV-së ishte shprehur se ''në Kosovë mund të kryhen deri 400 mijë vaksinime në muaj'', ndërkohë trendi i vaksinimit flet ndryshe që kur ka nisur më 30 mars.