Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

​Në Kosovë janë administruar mbi 540 mijë vaksina antiCOVID

Në Kosovë janë administruar në total 540.280 vaksina antiCOVID, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Vaksinimi masiv në Kosovë ka filluar në mesin e qershorit.

Deri më tash janë vaksinuar 183.225 me dy doza të vaksinës antiCOVID, ndërsa me një dozë janë 173.770 qytetarë.

Vetëm gjatë të mërkurës janë administruar 17.989 vaksina.