Të reshurat e shiut gjatë orëve të vona të së dielës dhe të hënës, kanë shkaktuar rritje të nivelit të ujit në disa zona.
Përmes një videoje e cila është publikuar në Facebook nga Komuna e Drenasit vështirësim të qarkullimit të trafikut për shkak të ujit ka në rrugën regjionale Drenas-Skenderaj, përkatësisht të rreth rrotullimi në fshatin Polluzhë, por edhe në disa pjesë të tjera.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjoftohet gjithashtu se ekipet emergjente janë në terren dhe po e monitorojnë situatën, derisa bëhet e ditur se edhe janë duke intervenuar në zonat ku niveli i ujit është më i madh.
“Nuk ka vërshime në shtëpi banimi, vetëm në disa segmente rrugore, siç është rasti të rreth rrotullimi në fshatin Polluzhë si dhe mbyllje të kanalizimeve. Komuna e Drenasit, kërkon nga Ministria e Infrastrukturës që të intervenojnë në rrugën regjionale Drenas-Skenderaj, pasi që është në kompetencë të nivelit qendror. Ndërsa fton qytetarët që të kenë kujdes të shtuar dhe t’i shmangen vendeve ku uji ka vështirësuar qarkullimin”, thuhet në njoftim.
https://www.facebook.com/komunadrenas/videos/299398945411169