Vendet anëtare të BE-së janë pajtuar më në fund që të merret vendimi për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndonëse ende mbetet e paqartë se në cilën formë do të zyrtarizohet ky vendim pasi kriza e shkaktuar nga koronavirusi ka pamundësuar edhe punën normale të institucioneve të BE-së.
Në dy takimet e fundit ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, në përgatitje të takimit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme që zhvillohet javën që vjen, kanë rënë dakord për versionin e fundit të tekstit të vendimit për hapjen e negociatave të përgatitura nga Presidenca Kroate e BE-së, raporton KOHA.
Sipas këtij teksti, vendimi do të merret në takimin e Ministrave të BE-së, takim i cili do të zhvillohet përmes video-konferencës, ndërsa më vonë ai duhet të marrë pëlqimin edhe të shefave të shteteve apo qeverive në Këshillin Evropian. Kështu, edhe nëse kalon procedurën në Këshillin e BE-së, pra në nivel ministrash, ky vendim nuk do të formalizohet shpejt pasi BE-ja tashmë ka vendosur ta shtyjë për më vonë takimin e Këshillit Evropian të paraparë për këtë javë.
Në tekstin e përgatitur thuhet se “Në dritën e progresit të arritur në reforma dhe përmbushjen e kushteve të caktuara në mënyrë unanime nga Këshilli në qershor të vitit 2018, Këshilli, me kusht të dhënies së pëlqimit nga Këshilli Evropian, vendos të hapë negociatat e anëtarësimit me Republikën e Shqipërisë”...
Shkrimin e plotë e gjeni nesër në edicionin online të Kohës Ditore, pa pagesë, duke klikuar këtu!
-
Vendim pozitiv por me shumë kushte për negociatat e BE-së me Shqipërinë
-
Kthesë historike në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së – hapet kapitulli i parë i negociatave
-
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt anëtarësimit në BE
-
Shqipëria e Maqedonia e Veriut, sot nisin negociatat për anëtarësim në BE
-
BE: Javën e ardhshme nisin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut