Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të martën, do të nisin zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).
Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, konfirmoi datën e hapjes së negociatave të anëtarësimit, tha se ky është një "moment historik".
“Ky është një lajm i mirë. Nuk kemi shumë lajme të mira, por shpresoj se kjo do të forcojë angazhimin tonë në Ballkanin (Perëndimor)”, tha Josep Borell të hënën mbrëma.
Të martën në Bruksel, do të qëndrojnë delegacionet e Tiranës dhe Shkupit zyrtar, të udhëhequra nga kryeministrat e dy vendeve kandidate, Edi Rama e Dimitar Kovaçevski.
Të dyja delegacionet do të mbajnë ndaras konferencat ndërqeveritare me BE-në.
Procesi i këtyre dy vendeve ishte bllokuar për shkak të vetos së Bullgarisë ndaj Maqedonisë. E Shqipëria ishte futur në një pako me Shkupin zyrtar.
Ngërçi me Bullgarinë u zgjidh të shtunën, kur Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi propozimin francez që tejkalon mosmarrëveshjet mes këtyre dy vendeve për gjuhën dhe historinë.
Maqedonia e Veriut ka statusin e kandidates për anëtarësim në BE nga viti 2005, kurse Shqipëria nga viti 2014.
-
Borrelli e quan historike nisjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE
-
Kthesë historike në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së – hapet kapitulli i parë i negociatave
-
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut drejt anëtarësimit në BE
-
Opozita në Kosovë uron Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut për nisjen e negociatave
-
BE: Javën e ardhshme nisin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut