Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbetet e bllokuar rruga Pejë-Kullë-Rozhajë

Kullë-Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga që çon në pikën kufitare Kullë-Rozhajë vazhdon të mbetet e mbyllur.

Edhe të mërkurën rruga ka qenë e mbyllur për çdo lloj automjeti për shkak të sasisë së madhe të borës.

“Ju njoftojmë se rruga Pejë- PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas ende mbetet e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve. Për çdo risi do t'u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.