Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se nga mëngjesi i sotëm, 14 prill, deri më 17 prill rruga Pejë-Rozhajë do të jetë e bllokuar për kamionë.
Bëhet fjalë për vendin e quajtur Dacaj në Mal të Zi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Qendrës, bllokimi ndodh për shkak të kufizimeve të shoferëve të kamionëve në Bashkimin Evropian dhe me disa kërkesa të tyre.
“Ju njoftojmë se në komunikim me Policinë e Malit të Zi, kemi pranuar informatën se rruga Pejë–Rozhajë, saktësisht në vendin Dacaj në territorin e Malit të Zi, do të bllokohet nga sot datë, 14.04.2026 prej orës 10:00 deri më datë, 17.04.2026 në ora 10:00. Bllokimi i rrugës është vetëm për kamionë dhe ka të bëjë me kufizimet e shoferëve të kamionëve në Bashkimin Evropian, si dhe me disa kërkesa të brendshme të tyre”, thuhet në njoftim.
Për automjete të vogla rruga do të jetë e hapur.