Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndalohet qarkullimi i kamionëve në rrugën Pejë–Kullë–Rozhajë, shkak bora

bora

Foto ilustrim

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë–PKK Kullë–Rozhajë është aktualisht e pakalueshme për mjetet e transportit të mallrave, si pasojë e reshjeve të dendura të borës në territorin e Mali i Zi.

Sipas njoftimit, informacioni është konfirmuar pas kontakteve me autoritetet policore në pikën kufitare në Kullë, ndërsa kufizimi vlen në të dy drejtimet e lëvizjes. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si rrjedhojë, kamionët nuk mund të qarkullojnë në këtë segment rrugor deri në një njoftim të radhës.

“Ju njoftojmë se pas kontakteve me Policinë e Malit të Zi në Kullë, rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas është e pa kalueshme për mjetet e transportit të mallrave (kamionë), si pasojë e reshjeve të borës në pjesën e Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga QKMK-ja.