Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë

Kullë-Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë dhe anasjelltas, është e pakalueshme për mjete të transportit të mallrave si pasojë e reshjeve të borës në pjesën e Malit të Zi. 

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka thënë se informatat i ka marrë pas kontakteve me policinë e Malit të Zi në pikëkalimin kufitar Kullë. 

“Ju njoftojmë se pas kontakteve me policinë e Malit te Zi në PKK Kullë, rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas, është e pa kalueshme për mjetet e transportit të mallrave (kamionë), si pasojë e reshjeve të borës në pjesën  e Malit të Zi”, thuhet nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.