Situata në Shkodër vijon të jetë kritike, ku deri tani janë përmbytur 3455 hektarë sipërfaqe.
Shumë prej rrugëve janë bërë të pakalueshme. Rruga e Obotit është e pakalueshme me mjete të larta, pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 110-120 cm. Rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar pasi ka prezencë uji me mbi 130-150 cm.
80 shtëpi kanë prezencë uji në oborre në zonën e Dajçit. Bëhet e ditur se po vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme dhe Mali i Vukatanit në në fshatin Ganjollë./TCH/
Artikuj të ngjashëm
-
Vazhdon të mbetet kritike situata me përmbytje në Shqipëri
-
Përmbytjet në Shkodër e Ulqin shkaktojnë dëme në dhjetëra shtëpi e në shkolla
-
Reshje të mëdha në Shkodër, bëhet thirrje që të evitohen daljet
-
Mbi 1.700 hektarë tokë e përmbytur në Shqipëri, një rrugë e bllokuar nga ortekët
-
2405 hektarë tokë dhe 590 shtëpi nën ujë në Shkodër