Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Reduktimet e rrymës pesëfish më gjatë se që u paralajmëruan

rryma

Nga e mërkura në Kosovë kanë nisur reduktimet e energjisë elektrike. Të enjten, institucionet kanë njoftuar se në mënyrë që të bëhet balancimi i sistemit, KEDS-i do të fillonte me reduktimet prej 8 me 2 në favor të rrymës. Por, jo çdokund kjo është ndjekur, diku rryma është ndalur për orë të tëra.

Të paktën, në Prishtinë në disa lagje qytetarët janë përcjellë me reduktimet e tilla. Në lagjen Aktash për gati 10 orë nuk ka energji elektrike, qysh nga mëngjesi i hershëm i së premtes. Banorë të rrugës “Ali Kelmendi” në këtë lagje ankohen se as dje rryma nuk qe stabile.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ankesa të tilla pati edhe gjatë ditës dje. KOHA ka raportuar të enjten se në “Mati 1” qytetarët u përballën me reduktime deri në 14 orë.

KEDS-i i ka thënë KOHËS dje se reduktimet po ndodhin për shkak të ngarkesës së madhe, ndërsa njoftoi se reduktime do të kishte edhe ditët në vazhdim.

Ndërkaq, KEDS-i ka paraqitur edhe hartën ku parashihet të ketë ndërprerje të rrymës.

Image