Reduktimet e energjisë elektrike në disa vende të Kosovës, përfshirë kryeqytetin, kanë nisur të ashpërsohen dhe t’i tejkalojnë oraret e planifikuara nga KEDS-i.
Të martën e të mërkurën, në disa qytete e fshatra, ndalje ka pasur në disa orare dhe për më shumë se dy orë, ndërsa në disa lagje të Prishtinës banorët janë ankuar se ka pasur furnizim me rrymë vetëm 4 orë gjatë ditës.
Para disa ditëve, KEDS-i ka njoftuar se përkeqësimin e situatës me furnizim e ka shkaktuar rënia e njësisë A3, e cila vazhdon të jetë e prishur.
Për përmirësimin e situatës dhe eliminimin e mundshëm të reduktimeve nuk janë deklaruar në KEK e KEDS, si dhe as nga dikasteret qeveritare të linjës.
Artikuj të ngjashëm
-
KEDS njofton për prishje të rrjetit elektrik në disa rajone si pasojë e erërave të forta
-
Disa lagje në kryeqytet pa rrymë, KEDS-i thotë se shkyçja është e domosdoshme për punime
-
KEDS: Njehsorët matin saktë konsumin e energjisë elektrike
-
KEK-u garanton furnizim të qëndrueshëm, rifillon operimin e Njësisë A3
-
KOSTT-i thotë se gjendja në sistem është stabilizuar, por rryma u ndal edhe natën