Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi gjatë forumit “BE-ja takohet me Ballkanin” në Sofje tha se BE-ja përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dëshiron që të promovojë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi
Ai theksoi se Serbia ka bërë progres dhe se është e nevojshme që BE-ja të vazhdojë negociatat për anëtarësimin e saj në bllok, raporton Tanjug.
“Ne kemi një grup të gatshëm për t’u hapur për dy vjet. Serbia ka bërë përparim kur bëhet fjalë për bazat, veçanërisht në reformën e gjyqësorit dhe ligjet për median”, tha Varhelyi./KSP
Artikuj të ngjashëm
-
Varhelyi në Tiranë: Diskutuam për përshpejtimin e integrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor
-
Në Beograd u theksuan mundësitë e mbështetjes ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor
-
Ekskluzive: Drafti i Këshillit të BE-së për zgjerim
-
Komisioni Evropian fton Kosovën ta ratifikojë marrëveshjen për milionat
-
Kos: Ka konsensus për zgjerim, por mundësia të mos jetë e përhershme