Liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor kanë rishprehur zotimin e tyre për të shfrytëzuar mundësinë që vjen nga Plani i Rritjes për rajonin, sipas një komunikate nga faqja e Komisionit Evropian.
Njoftimi ka dalë pas takimit që komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, me liderët në një takim rajonal në Shkup të martën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas një viti të avancimit të reformave dhe bashkëpunimit intensiv në fusha të tilla si financat, transporti, lidhja digjitale dhe integrimi i tregut, komisionerja Marta Kos dhe udhëheqësit bënë një vlerësim të përparimit të bërë deri tash. Ata po ashtu konfirmuan vendosmërinë për t’u takuar rregullisht për ta ruajtur vrullin politik pas zbatimit të Planit”, thuhet në njoftim që vazhdon se udhëheqësit synojnë të takohen përsëri në vjeshtë.
Sa i përket 600 reformave ambicioze që këto shtete duhet t’i kalojnë për të marrë 6 miliardë eurot në formë të mbështetjes financiare nga BE-ja, deri tash mjetet e parafinancimit i kanë marrë katër shtete (Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia). Për Kosovën që s’i ka marrë ende, është bërë thirrje nga Komisioni që ta përshpejtojë procesin e vënies në fuqi të Marrëveshjes për Instrumentin e Planit të Rritjes dhe Marrëveshja për Hua. Kjo nënkupton konstituimin e Kuvendit. Nga ky proces Kosova do t’i përfitonte rreth 60 milionë euro.