Komisioni Evropian ka konfirmuar se edhe Kosova në momentin e fundit ka dorëzuar mbrëmë raportin për përmbushjen e disa reformave të nevojshme nga Plani i Rritjes.
Sipas zëdhënësit të Komisionin Evropian, tani Komisioni do të analizojë këtë raport krahas raporteve të vendeve të tjera, për të parë se cilat nga kushtet janë përmbushur dhe sa do të jetë pagesa që do të mund të kryejë Komisioni Evropian bazuar në këta hapa.
Kosova e ka bërë për herë të para raportimin, pasi që deri tani Kosova kishte marrë para vetëm nga parafinacimi.
Ndërkaq nuk është sekret as për Bashkimin Evropian e as për Qeverinë e Kosovës, se Kosova nuk ka qenë në gjendje të përmbushë një pjesë të madhe të reformave si pasojë e mungesës së institucioneve të plotfuqishme. Disa nga kushtet kërkonin vendime edhe në Kuvendin e Kosovës.
Nga BE-ja vazhdimisht kanë kërkuar që Kosova ta tejkalojë ngërçin politik, të ketë institucione stabile dhe të përmbushë jo vetëm këto reforma, por edhe reforma të tjera që lidhen edhe me Planin e Rritjes edhe me avancimin e agjendës së Kosovës në procesin e integrimeve evropiane.
Edhe
Kosova dorëzon raportin për zbatimin e reformave nga Plani i Rritjes
Kosova nga Plani i Rrtijes ka në dispozicion më shumë se 800 milionë mirëpo afati për përdorimin e tyre skadon në vitin 2027.
Disa afate tashmë kanë skaduar për disa hapa dhe Kosova gjithsesi do të humb një pjesë të madhe të mjeteve të humbë një pjesë të madhe të mjeteve, por sa do të jetë humbja mbetet të shihet pasi që Komisioni Evropian të analizojë raportin që ka dorëzuar Kosova.
-
Kosova ka humbur shumë para të BE-së – pyetja është sa
-
Skadon afati për raportim për reformat nga Plani i Rritjes, Kosova ka humbur shumë para – pyetja është sa
-
Kosova mund t’i humbasë mbi 100 milionë euro nëse mbetet me institucione jofunksionale
-
Kosova drejt humbjes së 60 milionëve të Planit të Rritjes