Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

V-Dem publikon Raportin e Demokracisë: Kosova “demokraci elektorale” e Serbia “autokraci elektorale”

zgjedhje

Raporti i Demokracisë i vitit 2024 i publikuar të enjten nga Instituti Suedez V-Dem, e ka renditur Kosovën në kategorinë e “demokracive elektorale”.

Në këtë kategori janë renditur edhe Mali i Zi e Maqedonia e Veriut, që në raportin e kaluar ishin një rang më ulët.

Ndërkohë Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina mbesin në “zonën e hirtë”, mes demokracive dhe autokracive. E Serbia vlerësohet si “autokraci elektorale”. Kështu është vlerësuar Serbia që nga viti 2014.

V-Dem dallon katër lloj regjimesh: demokraci liberale, demokraci elektorale, autokraci zgjedhore dhe autokraci të mbyllura.

“Sipas vlerësimit tonë më të mirë...bota ishte pothuajse e ndarë në mënyrë të barabartë midis 91 demokracive (liberale dhe elektorale) dhe 88 autokracive (zgjedhore dhe të mbyllura) deri në fund të vitit 2023”, thuhet në raport.

Në raportin e këtij viti, Mali i Zi u bë “demokraci elektorale” për herë të parë, ndërsa Maqedonia e Veriut u kthye në këtë kategori, pasi kishte rënë vitin e kaluar në zonën e “hirtë”. Kosova ka qenë në kategorinë e “demokracisë elektorale” që nga viti 2014.

Bazuar në  Indeksin e Demokracisë Liberale (mes 0 dhe 1) Kosova ka arritur 0.49 pikë (vendin e 62-të nga 179 shtet) dhe mbetet shteti më së larti i ranguar nga Ballkani Perëndimor. Mali i Zi pason me 0.47 pikë. Danimarka është më së miri e renditur në këtë aspekt me 0.88.

Edhe 74 për qind e botës jeton në autokraci, Kosova në zonën e demokracisë Arbëri 74 për qind e botës jeton në autokraci, Kosova në zonën e demokracisë

“Republika Dominikane dhe Kosova kanë filluar procesin e tyre të demokratizimit si demokraci elektorale dhe tash po përmirësojnë më tepër, apo thellojnë, kualitetin e institucioneve të tyre demokratike...Në Kosovë, procesi ka nisur me zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 pas mocionit të mosbesimit të parlamentit të kaluar”, është shkruar në raport.

Në Indeksin e Demokracisë Elektorale Kosova ka 0.67 pikë dhe zë vendin e 57-të, në Indeksin e Komponentit Liberal i ka 0.70 pikë e zë vendin e 82-të, ndërsa në Indeksin e Komponentit Zgjedhor i ka 0.69 pikë dhe zë vendin e 69-të. Në Indeksin e pjesëmarrjes është më keq, duke marrë 0.52 pikë e zë vendi ne 97-të.


Raporti i plotë: Shkarko dokumentin